Ramush Haradinaj tregon se a është testuar për COVID-19

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj njëherësh lider i AAK-së ka deklaruar se nuk e ka bërë testimin për COVID-19.

Sipas tij derisa nuk ka simptoma, nuk ka pse ia zë vendin dikujt tjetër.

“Jo, nuk e kam bërë testin për koronavirus, nuk ia zë vendin dikujt që ka nevojë me e bë sepse janë mundësitë e kufizume. Nëse kam simpatoma si pacient shkojë, pa qenë pacient nuk shkoj me bë test, s’ka kuptim”, shtoi ai në T7.

Haradinaj kritikoi kryeministrit në detyrë dhe kabinetin e tij, Albin Kurti të cilët shkuan për t’u testuar me koronavirus.

Sipas Haradinajt ata vetëm se i shpenzuan materialet tejet të nevojshme për qytetarët.

“Nga 1 mijë teste ishin nga njerëzit politikë e qeveria, pra pse me shku me bë test. Pa simptoma nuk shkohet, pa simptoma nuk e bën kerkush në botë. Nëse ti identifikohesh atëherë edhe unë shkoj, por ata kanë shku pa asnjë pretekst, pra e kanë hargju materialin e nevojshme, në vend që me ia lënë pacientëve të nevojshëm”, tha Haradinaj.