Qyteti i Klinës pranon mbi 7 mijë kg miell nga Fondacioni “Firdeus”, i udhëhequr nga Elvis Naçi

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar përmes një shkrimi në facebook, se Fondacioni “Firdeus” ka dhuruar 7 500 kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Klinës, transmeton IndeksOnline.

“Fondacioni “Firdeus”, i udhëhequr nga hoxha, Elvis Naçi, ka dhuruar 7 500 kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Klinës.

Shpreh falënderim për fondacionin “Firdeus” dhe hoxhën e nderuar, për këtë ndihmë që është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Elezaj.

Ai ka falenderuar edhe Bashkësinë Islame në Klinë për bashkëpunimin e realizuar që ka për qëllim ofrimin e ndihmave për nevojtarëve.