Thaçi: Nuk bëra thirrje të dilni në parqe, rrini në shtëpi pasi kështu e parandaloni virusin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është lidhur direkt në emisionin DPT te Fidani dhe ka sqaruar deklaratën e tij të mëhershme për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

‘’Kur thashë që qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë dhe nuk do të dënohen jam i sigurt plotësisht. Edhe policia dhe organet nuk guxojnë të respektojnë këto vendime pasi bëjnë shkelje penale’’, tha ai.

‘’Nuk do të thotë që është thirrje për dalje në qytet, përkundrazi thirrja ime është rrini në shtëpi, rrini në shtëpi, pasi kështu e parandaloni virusin’’

‘’Rrini në shtëpi, respektoni rekomandimet e IKSHPK’së kështu jeni të sigurt”, shtoi presidenti.

Ndërkohë ai shtoi se vendimin e qeverisë do e dërgoj në Kushtetuese.