Ku e dërgoj Presidenti Endritin për ta ruajtur nga Koronavirusi?

Presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëshortja e tij Lumja, janë prindër të vetëm një djali, Endritit, të cilin deri më tani nuk e kemi parë aktiv në ndonjë fushë.

Pra, Endrit Thaçi, qëndron disi larg instancave të partisë, nuk ka reaguar ndonjëherë për ndonjë gjë dhe ende mbetet i pa prekur nga politika.

Megjithatë, interesimi për Thaçin e ri nuk mungon. Mediat disa herë janë marrë me atë se si rritej ai, ku shkollohej, me udhëtimet, pamjen dhe jetën private, që megjithatë nuk duket aq e bujshme sa thuhet në median rozë.

I pari i vendit, këto ditë, bashkë me familjen kanë qëndruar në Brezovicë, duke shijuar natyrën dhe ajrin e pastër.

Teksa Presidentit i është dashur të lëviz, Zonja e parë dhe i biri kanë qëndruar të sigurtë në Brezovice.