Veseli: Jam i tronditur me gënjeshtrat e Kurtit në lidhje me SHBA-në

Kryatari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili edhe sonte u denomcua nga Ambasadori Richard Grenell se ka gënjyer për përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Veseli ka thënë se ndihet i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së.

“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së. PDK vlerëson punën e Ambasadorit Grennell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar në përpjekjet e SHBA-së për paqen në Ballkan”, ka shkruar Veseli.

Para disa javësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kryemi istri Kurti po e gënjente me qëndrimet e tij rreth taksës dhe dialogut.