Man Utd thyen rekord në Premierligë me nënshkrimin e Jadon Sancho

Manchester United ka bërë lëvizje të hershme për Jadon Sancho që të bëhet transferimi rekord për një klub të Premierligës këtë verë.

Ole Gunnar Solskjaer po udhëheq garën për anësorin e Anglisë, i cili do të lejohet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe do të kushtojë më shumë se 103 milionë euro e paguar nga United për Paul Pogba katër vjet më parë.

Kushtet personale janë rënë dakord për Sancho i cili do të fitojë 230 mijë euro në javë nëse klubet bien dakord për një tarifë për 19-vjeçarin.

Sancho është në radarin e klubeve më të mëdha të Evropës që ka kaluar tre sezone në Gjermani pasi la akademinë e Manchester Cityt – dhe 14 golat dhe 14 asistimet e tij këtë sezon në Bundesliga janë të krahasueshme me statistikat e Lionel Messit të Barcelonës.

Sipas drejtorit sportiv të Dortmundit Michael Zorc, City ka “të drejta” kur të bëhet një ofertë drejt lojtarit, me të ardhmen e Leroy Sane ende të pasigurt dhe Sancho mund të jetë një zëvendësim ideal.

Por Djajtë e Kuq i prin garës sa i përket shërbimeve të tij, prandaj ky transferim pritet të zyrtarizohet para ose pas Kampionatit Evropian.