Gjyqësori i kënaqur që vendimi i Kurtit për paga nuk ndikon në të (VIDEO)

Enver Peci, Aleksandër Lumezi, Bahri Hyseni, Skënder Çoçaj e Rashit Qalaj marrin nga 2950 euro çdo muaj.

Pagat e tyre arritën këtë shifër në fund të 2017-ës kur ish kryeministrit Ramush Haradinaj vendosi t’i rritë ato, me arsyetimin se nuk kishte para për kravata. Ai nuk e kishte ditur se vendimi i tij do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në gjyqësor, njofton Klan Kosova.

Tash qeveria ka kryetar të ri, e pjesëtarët e gjyqësorit do të vazhdojnë të paguhen sipas vendimit të kryeqeveritarit të vjetër.

Ndonëse një gjë e tillë është e jashtëligjshme, duke qenë se sipas ligjit për gjykatat, pagat e sektorit të drejtësisë varen drejtpërsëdrejti nga ajo e kryeministrit, ata që janë në krye të drejtësisë pajtohen me këtë veprim.

Kronikë nga Rina Mujku.