Milani dominon ndaj Interit, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë VIDEO/FOTO

Në “San Siro” po luhet derbi Inter-Milan, i vlefshëm për javën e 23-të të Serie A.

Në minutën e 40-të Rebic përfiton nga dalja e gabuar e portierit të Interit dhe me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë, 1-0 për Milanin.

Nuk ndalen kuqezinjtë dhe Ibrahimovic i harruar i lirë brenda zone në minutën e parë shtesë dyfishon shifrat.

Me avantazhin e dyfishtë të Milanit mbyllet pjesa e parë, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat.