Presidenti Thaçi takohet me këshilltarin e Presidentit Trump, Robert O’Brian

Presidenti Thaçi në margjina të Forumit Botëror Ekonomik në Davos është takuar edhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brian.

Një takim më këshilltarin e Presidentit Trump sot është raportuar se e ka zhvilluar edhe Presidenti i Serbisë. Këshilltari i Trumpit, Robert O’Brian, mbrëmë ishte edhe pjesë e nënshkrimit të letrës zyrtare në mes të Aviacionit Civil të Kosovës me aviokompaninë “Lufthansa” për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd.

Këtë takim e kanë konfirmuar edhe zyrtar nga ekipi i Thaçit, duke thënë se presidenti Thaçi dhe këshilltari i presidentit Trump kanë biseduar për marrëdhënien speciale në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për përpjekjet për të arritur një marrëveshje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.