Autobusi që u vetaksidentua po vinte nga Serbia – Policia jep detaje FOTO

Sonte një autobus me udhëtar doli nga rruga në Lluzhan të Podujevës.

Siç mëson Indeksonline, autobusi po vinte nga Serbia dhe se për shkak të mjegullës pësoi aksident. Kishte edhe udhëtarë kosovarë në autobus.

Rreth këtij rasti kontaktuam me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi që e konfirmoi se asnjë person nuk është lënduar.

“Rreth orës 21:00, në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një autobus ka dal nga rruga. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.”, tha Krasniqi.