Deputetët e AAK-së: “Të gatshëm për sfidat që na presin”

Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku kryetar i ri u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e LVV-së.

Grupi i AAK-së përmes një fotografie kanë treguar se janë të gatshëm për sfidat që po i pret, transmeton Indeksonline.

“Unik dhe të gatshëm për sfidat që na presin. Shumë suksese të nderuar kolegë deputetë.”, ka shkruar Daut Haradinaj në postimin e tij.

Në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës pritet të votohet për kryeministrin.