Zyrtari i AAK-së: Duhet të tmerrohemi Edi Rama vazhdon ta poshtërojë popullin shqiptar

Zyrtari i lartë AAK’së, Muharrem Nitaj, thotë se në Kosovë nuk duhet të çuditen me “sharlatanizmin” e kryeministrit të Shqipërisë, e as afërsinë e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Nitaj ka shkruar në Facebook se nuk duhet të mërzitet Kosova pse Rama ofendon politikanët e saj e as kur, sipas zyrtarit të AAK’së, kryeministri i Shqipërisë të bëjë aleanca me Serbinë dhe Vuçiqin.

Por, sipas tij, kosovarët duhet të tmerrohen se si Rama po provon të nënshtrojë popullin shqiptar.

Shkrimi i plotë i Nitajt:

Ne në Kosovë nuk kemi pse çuditemi me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “adidass”!

Ne s’kemi pse habitemi edhe kur ai i fyen politikanët në Kosovë e u thot edhe gënjeshtarë!

Ne s’kemi pse merzitemi kur ai krijon aleanca me Vuçiqin e Serbinë, e cila hala i përligj masakrat e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, (u tha se ai gjatë kohës se këtyre masakrave paskësh qenë në Paris) sepse alenca të tilla kemi mbijetuar edhe më parë !

Por ne në Kosovë duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron!