Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajner i Flamurtarit

Bylbyl Sokoli i është rikthyer detyrës së trajnerit.

Trajneri rahovecas ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Flamurtarit.

Sokoli që së fundi ka drejtuar Prishtinën për një periudhë shumë të shkurtër, sot është prezantuar si trajner i Flamurtarit.

Flamurtari pas 17 javësh në Superligë renditet në vendin e nëntë me 19 pikë, dhe sigurimi i mbijetesës, do të jetë synimi kryesor i tyre.