Chelsea humb ndaj West Hamit

Chelsea ka humbur derbin lokal të Londrës ndaj West Ham Unitedit.

West Hami arkëtoi pikët e plota duke fituar në udhëtim me rezultat prej 1 me 0.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Cresswell në minutën e 48.

Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe mban vendin e katërt. Kurse West Hami në vendin e 13 ka 16 pikë.