Tuna nis përgatitjet për festat e fundvitit
Tuna ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit.
Teksa po afrohemi në festat e fundvitit, tashmë kanë filluar përgatitjet për këto festa, ku shtëpitë dekorohen në mënyra të ndryshme.
Edhe Tuna Sejdiu përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka filluar bashkë me vogëlushin e saj, Tianin, të përgatiten për këto festa
Ajo publikoi një imazh të Tianit, të cilin e shfaq pranë një “Babadimri”, teksa në kokë mbante edhe ai një kapele.
Këngëtarja gjatë kësaj kohe po qëndron bashkë me Patrisin dhe djalin në Amerikë, e si duket atje ka filluar që tani përgatitja për festa.
Për ndryshe, Tuna është duke punuar rreth përgatitjes së projekteve të reja muzikore.