Zyrtare: UEFA e dënon dhe gjobit kundërshtarin e Kosovës në kualifikime

UEFA e ka urdhëruar Bullgarinë t’i zhvillojë pa tifozë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi, si dhe e ka gjobitur atë me 75.000 euro për thirrjet raciste që tifozët bullgarë i bënë gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 kundër Anglisë në Sofje.

Federata e Futbollit e Bullgarisë është gjobit po ashtu me 10.000 euro për pengim të himnit dhe është urdhëruar ta shpalosë një pankartë me mbishkrimin “THUAJ JO RACIZMIT”, me logon e UEFA-s në të.

Dënimet ndaj Bullgarisë vijnë pas një hetimi nga organi qeverisës i futbollit evropian për ndeshjen që Anglia e fitoi 6:0 në Sofje, por e cila u prish nga thirrje raciste, hedhje të objekteve të forta në fushë dhe pengim të himneve të kombëtareve në fjalë.

Bullgaria dhe Anglia janë pjesë të Grupit A kualifikues, ku bën pjesë edhe Kosova.

Anglia është lidere e grupit me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Bullgaria është e fundit.

Ndeshja e 14 tetorit në Sofje u ndërpre dy herë nga gjyqtari Ivan Bebek dhe do të ishte braktisur nëse zyrtarët e saj do të ishin detyruar ta ndërprisnin për herë të tretë.

Sjelljet e tifozëve bullgarë ngjallen shumë reagime, përfshirë nga lojtarët e Anglisë.

“Natyrisht nuk jam i lumtur me situatën në të cilën u gjendem ne. Nuk është mirë të përfshihemi në të dhe kjo nuk duhet të ndodhë në vitin 2019, është tepër zhgënjyese. Ne biseduam së bashku dhe vendosem ta vazhdonim ndeshjen sepse sikur të largoheshim nga fusha dhe ta ndërprisnim ndeshjen, ata do të fitonin”, pati thënë Jordan Henderson pas ndeshjes.

loading…