Thaçi merr pjesë në një traditë 1000 vjeçare japoneze, inaugurohet perandori

Japonia sot e ka ceremoninë e inaugurimit të perandorit të saj.

Kjo është një traditë 1000 vjeçare e popullit japonez. Një shoqëri e lashtë me tipare të veçanta kulturore nga shumë kultura tjera.

Në këtë ceremoni po merrr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“I nderuar me pjesëmarrjen në ceremoninë me traditë 1000 vjeçare, ku Perandori Naruhito promovoi marrjen e fronit perandorak.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Japonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është njëra ndër shtetet mike të Kosovës në Lindjen e Largët. /Ballkani.info/

loading…