Shtatë milionë italianë kanë tatuazhe

Rreth shtatë milionë persona kanë tatuazhe në Itali, sipas një studimi nga Instituti Italian i Shëndetit.

Sipas këtij studimi, kjo shifër është e barabartë me 12,8% të popullsisë.

Tatuazhet dominojnë më shumë tek gratë (13,8%) sesa burrat (11,7%).Mosha mesatare kur italianët vendosin të bëjnë tatuazhin e parë është 25 vjeç. Personat me moshë 35-44 vjeç janë ata të cilët bëjnë më shumë tatuazhe.

Megjithatë, ka edhe shumë të rinj të moshës 12-17 vjeç, të cilët bëjnë tatuazhe.Vetëm gjysma e tyre, 58,2%, kanë informacion për rreziqet shëndetësore që mund t’u kanosen.

loading…