Pacolli: Albin Kurti pa asnjë marre thoshte për Agim Bahtirin “Nuk e mbështes këtë palaço”

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur për takimet e dikurshme që kishte me Isa Mustafën e LDK-së si dhe Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Ai tha se i është mirënjohës Isa Mustafës që e kishte mirëkuptuar gjendjen e tij kur u tërhoq nga LDK pasi nuk ishte dhënë hapësirë në listën e 2017-tës, por e pranoi që nuk ishte ikje nga ky subjekt siç bënë të tjerët, njofton Klan Kosova.

”E falënderoj Isa Mustafën edhe njëherë për bashkëpunimin që ka pasur, e ka kuptuar situatën time, kam folur me të nuk kam ikur nga LDK si të tjerët që ikin”.

”Kam pasur një drekë pune me të i kam thënë [Isa Mustafës] ”Vallë a më sheh mua në mesin e deputetëve tu?” – që e kishin ngushtuar horizontin ku vepronte e që nuk isha as në listën e propozimeve që t’paktën të jem ndonjë pjesëtar në komisionin parlementar, ”a më shihni aty? – më tha ”Jo” – ”A më shihni mua aty se kam një bashkëjetesë katër vjet aty, dhe a më shihni aty? më thotë prapë: ”Jo”.

”Prandaj Isa Mustafë unë eci, por dalja ime nga ky koalicion ishte pas një lutjeje që e kisha bërë për dy muaj rresht për të dy partitë edhe për Vetëvendosjen edhe LDK-në që të ulemi të bëjmë marrëveshje për mundësinë e koalicionit”.

Pacolli në Zonën Zgjedhore tregoi edhe për mënyrën se si i kishte pritur në takime pune edhe Mustafën edhe Kurtin, por që ky i fundit tha se kishte sjellje arrogante.

Ai thotë që Albin Kurti i shkonte shumë rrallë në takimet për konsultime, por në njërën nga to e kujtoi pasi e kishte quajtur Agim Bahtirn ‘’palaço’’, njofton Klan Kosova.

”Dhe kisha përgatitë në një dhomë të posaçme për të dy liderët [Isa Mustafën e Albin Kurtin], jam përkujdesur për tavolinën vet”.

”Jam përkujdesur për tavolinën vetë, gjithnjë kur ka ardh njëri, s’ka ardhë tjetri. Kur ka ardh uji s’ka pas kovë, kur ka pasur kovë s’ka pasur ujë – Si në kohën e komunizmit. E fajësoj më tepër Albin Kurtin, sepse Isa Mustafa më tepër ka ardhë. Por Albin Kurti s’ka ardhë asnjëherë. Dhe njëherë që ka ardhë Albin Kurti ka qenë shumë arrogant”.

”Më kujtohet njëherë kur vjen dhe thotë për Agim Bahtirin. Albin Kurtin para nesh, pa asnjë marre tha që ”Unë me atë palaço nuk punoj, nuk e mbështes”, e kishte fjalën për Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin”, shprehet Pacolli, njofton Klan Kosova.

”Sepse ne insistonim që Vetëvendosje ta mbështeste Agim Bahtirin atëherë, po [Albin Kurti] tha ”atë palaço nuk e mbështes” dhe aty i thash Albin Kurtit ”Ti je arrogant dhe ne nuk kemi baza për bashkëpunim”.

loading…