I vihet flaka një makine në Vlorë
Një makinë e djegur u gjet sot në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të fundit, mësohet se automjeti tip ‘’Ford’’ i është vënë zjarr mbrëmjen e djeshme. Ky automjet ka targa AA 887 NV.
Mendohet se automjeti është djegur qëllimisht. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Raportohet se dëmet janë materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar.