Edhe një tjetër fëmijë i humbur gjendet, shkaku i kampanjës së Romës

Një djalosh nga Kenia, i cili ishte pjesë e kampanjës së Romës në rrjete sociale për gjendjen e fëmijëve të humbur, është gjetur dhe është kthyer te familja e vet.

Fotografia e një djaloshi 13-vjeçari u vendos në Twitter afër përkrah asaj të Henrikh Mkhitaryan, kur mesfushori armen e siguroi transferimin e tij në formë huazimi nga Arsenali.

Ky lajm vjen pasi edhe një vajzë nga Londra u gjet, pasi u shfaq afër transferimit tjetër të Romës, mbrojtësit Mert Cetin.

Roma e kishte nisur këtë kampanjë në korrik.

Mesfushori armen Mkhitaryan, 30-vjeçar, iu bashkua Romës në formë huazimi pas 18-muajve zhgënjyes në stadiumin “Emirates”.

Ai shënoi në debutimin e tij në Serie A, duke i ndihmuar Romës ta mposhtë Sassuolon me rezultat 4-2 – të njëjtën ditë që edhe djaloshi nga Kenia u gjet.

Tri-herë kampionia e Italisë po bashkëpunon me dy shoqata që merren me gjetjen e fëmijëve të humbur – Qendrën Kombëtare në SHBA për Fëmijë të Humbur dhe të Rrezikuar dhe Telefono Azzurron – si pjesë i iniciativës të kësaj vere.

Kjo kampanjë u frymëzua nga videoja e Soul Asylum për këngën e tyre “Runaway Train” në vitin 1992, ku u shfaqën fytyrat dhe emrat e shumë fëmijëve të humbur, si dhe me fotografitë e printuara nëpër paketimet e qumështit në SHBA gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Kur filloi kjo kampanjë, drejtori strategjik i Romës, Paul Rogers, tha: “Ne duam ta përdorim natyrën virale të njoftimeve për transferimin e lojtarëve për t’u ndihmuar fëmijëve të humbur”.

loading…