Gruaja gëlltit unazën e martesës ndërsa po flinte

Një grua është bërë operacion pasi hoqi unazën e martesës ndërsa po flinte gjumë dhe e gëlltiti.

Jenna Evans tha se po shihte një ëndërr sikur ajo dhe i dashuri i saj Bobby ishin në një tren të shpejtë dhe ajo u detyrua të gëlltiste unazën për ta mbrojtur nga djemtë e këqij.

29-vjeçarja u zgjua për të zbuluar se ishte vetëm një ëndërr por unaza e saj me diamante nuk e kishte në gisht.

Ajo tha se nuk e dinte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, ndaj zgjoi Bobby për t’ja shpjeguar dhe shkoi në spital.

Një skaner me rreze X identifikoi unazën 2.4 karat në stomakun e saj dhe mjekët vendosën t’ia hiqnin.

Operacioni ishte i suksesshëm dhe unaza e saj u hoq nga stomaku.

loading…