Thellohet kriza te Real Madridi, lëndohet edhe Marcelo

Real Madridi ka konfirmuar se Marcelo nuk do të luajë në përballjen ndaj Paris Sainr-Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi brazilian pësoi lëndim në fundjavën e kaluar në fitoren 3-2 ndaj Levantes në La Liga, derisa po tentonte të bënte një gjuajtje në gol, mirëpo ra në shpinë.

Lojtari 31-vjeçar pësoi lëndim në pjesën e parë të ndeshjes, por arriti që të luante gjatë gjithë takimit, ndërsa Los Blancos kanë konfirmuar sot (e hënë) se ai nuk do të luajë ndaj parisienëve.

“Pas testeve të zhvilluar sot në lojtarin tonë Marcelo nga Real Madridi, stafi mjekësor bën të ditur se ai është diagnostifikuar me qafën e mitrës pas traumatike”, thuhet në njoftimin e madrilenëve.

Marcelo bashkohet me lojtarët e tjerë të lënduar si, Isco, Luka Modric dhe Marco Asensio, me Zinedine Zidane përballet me një krizë të lëndimeve të lojtarëve në Santiago Bernabeu.

Brahim Diaz dhe Fede Valverde nuk do të luajnë po ashtu ndaj kampionit të Ligue 1, pasi nuk do të kthehen deri në fund të këtij muaji.