Djali i Adem Demaçit pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK’së

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. E në mesin e kësaj liste gjendet edhe emri i Shqiptar Demaçit, i biri i Adem Demaçit.

Në listën e PDK-së, janë gjithsej 110 kandidatë, ndërsa “Dekada e re” nuk dallon nga ajo e vjetra, ashtu siç pretendonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

PDK, është partia e cila pas tri ditësh dorëzimi të listës në Këshillin Qendror Zgjedhor e ka publikuar listën, të cilën e ka mbajtur shumë fshehtë nga qytetarët.

Kadri Veseli ka premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga autoritetet e rendit. E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.

loading…