Federata italiane do të nisë hetim për thirrjet raciste ndaj Lukakut

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC), ka njoftuar se do t’i nisë hetimet ndaj tifozëve të Cagliarit për thirrjet e tyre raciste ndaj sulmuesit të Interit, Romelu Lukakut.

Përkrahësit e Cagliarit lëshuan klithma majmuni derisa Lukaku po përgatitjet për ta gjuajtur një penallti në fitoren e Interit 2:1 në Sardinia të shtunën në mbrëmje.

Tani, FIGC ka konfirmuar se do të hetohet ky incident, si dhe ka kërkuar informacione nga personat përgjegjës për rendin publik në Sardegna Arena.

Sezonin e kaluar, FIGC nuk e ndëshkoi Cagliarin edhe pse tifozët e saj e abuzuan në mënyrë të ngjashme raciste sulmuesin Moise Kean.

Federatës italiane iu desh plot një muaj për të marrë një vendim për këtë rast.

loading…