Endrit Shala ka një mesazh për ish zëvendësministrin që dha dorëheqja nga Nisma
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka kommentuar sot dorëheqjen e Ish zv/ministrit të Shëndetësisë nga radhët e Nismës, Muharrem Kuçi nga kjo parti.
Shala ka thënë se kjo ndodhi pikërsiht në kohë të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019 që dëshmon se është bërë pjesë e fushatës me qëllim dëmtimin e NISMA-së.
Shala më tutje veprimin e Kuçit e ka quajtur dorëheqje të orkestruar dhe ka thënë se NISMA Socialdemokrate së bashku me partnerët e koalicionit nga këto zgjedhje do te dalë shumë më e fortë se që ka qenë deri më sot.