Bërnabiq kundër kufijve etnikisht të pastër, Zaev kërkon pajtimin serbo-shqiptar

Serbia është në favor të pajtimit me shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues, tha sot kryeministrja Ana Bërnabiq, duke shtuar se kufijtë etnikë nuk mund të tërhiqen në “këto territore”.

“Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiq, ndërsa ai ishte në krye të qeverisë, ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans që është i hapur,” tha Brnabiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.Ajo tha se çmimi që do të paguanin do të ishte i lartë dhe se është e lehtë të bëhen deklarata populiste.

“Mesazhi i ngjarjes së sotme është bashkëpunimi, jo pengesat, e ardhmja, jo e kaluara, një rajon tjetër ku nuk do të ketë vendkalime kufitare, dogana, barriera që ngulfasin qytetarët dhe ekonominë. Sot kemi treguar se mund të bëhet ndryshe”, tha Brnabiq, e cila më herët sot zyrtarizoi me Zaev fillimin e funksionimit të vendkalimit të integruar kufitar Preshevë – Tabanovc.

Ndërsa, kryeministri Zaev tha se beson që ka ardhur koha për të arritur një pajtim historik midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Maqedonasit dhe grekët janë pajtuar, bullgarët dhe ne jemi pajtuar. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Ne jemi evropianë dhe duhet ta dëshmojmë”, tha Zaev . Ai theksoi se udhëheqësve duhet t’u jepet një shans për të gjetur një zgjidhje, pasi kjo do të jetë jo vetëm për të mirën e vendeve të tyre, por edhe të gjithë rajonit.

loading…