Halil Kastrati flet për ofertat partiake, tregon se a do të futet në politikë

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se dëshiroj të rrijë larg politikës.

Humanisti që ka kryer shumë aksione me politikanë të ndryshëm, ka thënë se ka pasur oferta, por nuk mendon se e ka vendin në politikë.

Kastrati ka thënë në RTV Dukagjini, se as populli e as donatorët e nuk dëshirojnë ta shohin Halil Kastratin në politikë.

“Jam shumë mirë këtu ku jam”, ka thënë ndër të tjera Halil Kastrati.

Në kohën kur zgjedhjet janë afër, aderimet në parti politike janë rritur. Në parti tani më aderojnë persona publikë nga sfera të ndryshme të jetës, duke filluar nga politika e deri tek arti e showbizi.

loading…