Rrahu gruan e tij, arrestohet një burrë në Malishevë
Një burrë është arrestuar dje në Malishevë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, bën të ditur policia.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën, grua shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
loading…