Shqiptarët i rikthehen leximit, rriten abonimet në biblioteka

Muajt prill, maj, qershor i kanë gjetur shqiptarët ‘me kokë’ në libra!

Sipas raportit më të fundit të Instat mbi Statistikat e Kulturës, në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtarë është rritur me 63.6% krahasuar me po të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Instat tregon se në periudhën prill- qershor 2019, Biblioteka Kombëtare ka pasur 37 mijë e 26 frekuentues, ndërkohë që për të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës, Biblioteka Kombëtare ka numëruar 22 mijë e 628 frekuentues.

Nga ana tjetër, referuar Instat, në tremujorin e dytë të këtij viti janë afishuar 1 mijë e 118 tituj të rinj dhe 3 mijë e 699 ekzemplarë të rinj.

loading…