Bundesliga starton me spektakël golash, Bajerni ‘ngec’ përballë Herthas
Ndeshja hapëse e Bundesligës për këtë sezon ka dhuruar spektakël golash, por jo fitues.
Bayern Munich është ndalur në barazim 2-2 në përballjen në “Alianz Arena” përballë Hertha Berlitnit.
Bavarezët zhbllokuan rezultatin në minutën e 24’ me anë të Robert Lewandowskit, ndërsa vendasit bëjnë përmbysjen e jashtëzakonshme pasi brenda 120 sekondash shënojnë dy gola me autorë, Dodi Lukebakio (37’) dhe Marko Grujic (39).
Pjesa e dytë e ndeshjes dhuroi vetëm një gol dhe atë e shënuan vendasit me anë të Robert Lewandowskit nga pika e bardhë e penalltisë.
Në javën e dytë, Bayern Munich luan në transfertë përballë Schalke 04.