Solskjaer thotë se Sanchez do të ketë minuta në fushë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron që anësori kilian, Alexis Sanchez, ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford” dhe pret nga ai që ta dëshmojë se kritikët e tij e kishin gabim.

Për Alexis Sanchezin janë interesuar disa klube nga Serie A, veçanërisht Roma. Mirëpo, për arritjen e një marrëveshjeje para se të mbyllet afati kalimtar në Evropë, më 2 shtator, problem është bërë paga e futbollistit

Nëse merren parasysh të gjitha bonuset dhe klauzolat në kontratën e Sanchezit me Manchester Unitedin, klubi anglez mund t’i shpenzojë deri në 560 mijë funte brenda javës.

Solskjaer insiston se Sanchezi do të qëndrojë në “Old Trafford” këtë sezon dhe pret nga ai që ta bëjë dallimin në disa ndeshje.

“Alexis është shumë profesionist. Ai vjen dhe punon shumë. Ai është pjesë e skuadrës sonë dhe është lojtar shumë i mirë”, tha Solskjaer në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Wolves, të hënën.

“Ne nuk kemi shumë lojtarë në repartin e sulmit dhe për këtë arsye ai mund të përfundojë duke luajtur në më shumë ndeshje sesa që mundoni ju. Ne presim nga ai shumë”.

Ish sulmuesi i Arsenalit, 30-vjeçar, e shënoi vetëm një gol në 16 paraqitjet e tij sezonin e kaluar, pasi Solskjaer u ul në karrigen e trajnerit në dhjetor.

Trajneri norvegjez preferon të luajë me lojtarë të rinj e të shpejtë, të cilët janë dëshmuar të jenë më efektiv sesa Sanchezi, përkundër moshës së tyre.

E gjitha kjo situatë bën që Manchester Unitedi ose t’ia paguajë Sanchezit një pjesë të pagës gjatë huazimit në Romë ose ta lërë atë të stërvitet me ekipin U-23.

loading…