Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, vdes një person
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur rreth orës 12 në rrugën Gjakovë- Klinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i trafikut për rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.
“Tri automjete janë përfshirë në aksident. Një person ka vdekur dhe një person tjetër është lënduar lehtë”, tha Sahatqija për KALLXO.com.