Një autobus me 47 udhëtarë serbë digjet në Greqi (FOTO)

Një autobus me 47 udhëtarë serbë është djegur mbrëmë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur afër Leptokarit, rreth orës 1 pas mesnatës. Raportimet e para flasim për një aksident, ku autobusi ishte përplasur me një send në rrugë dhe më pas kishte marrë flakë.

Sipas mediave serbe, askush nga 47 udhëtarët nuk ka pësuar, transmeton Ballkani.info.

Në njoftimin e dhënë në facebook thuhet se deri tek incidenti ka ardhur derisa ishin rreth një orë e gjysmë larg kufirit grek, në momentin kur autobusi udhëtonte me shpejtësi 90-95 kilometra në orë dhe u përplas me një krevet metali që dikujt i kishte rënë gjatë rrugës.

Thuhet se ka ka shkaktuar shkëndija zjarri, pasi që kreveti ishte ngjitur ndërmjet rrotëve. /Ballkani.info/

loading…