Hajni i vrarë në Shtime thuhet të jetë djali i policit të Kosovës

I vrari gjatë vjedhjes në Shtime dyshohet se është djali i një zyrtari policor.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Kelani për Koha.net.

Katër persona të maskuar kanë hyrë mëngjesin e së mërkurës në shtëpinë e një mërgimtari nga qyteti i Shtimes, për ta grabitur. Hajnat plagosën pronarin e shtëpisë, pasi ai rezistoi të dorëzohej, e ai bashkë me të vëllanë, i ndoqi ata dhe vrau njërin prej grabitësve pak metra larg shtëpisë.

Policia, deri më tani, ka ndaluar vetëm vëllanë e pronarit të shtëpisë, derisa në arrati mbesin tre grabitësit e tjerë, të cilët dyshohet se me vete morën mbi 20 mijë franga.

Jo zyrtarisht mësohet zyrtari policor, babai i të vrarit në Shtime, punon në Graçanicë. E gjithashtu, i vrari në Shtime ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë për disa vepra penale të kryera më herët.

loading…