Njerëzve po iu shkaktohet diarrea si rezultat i shkuarjes në pishina publike – ja si të mbroni vetën

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar paralajmërimin në lidhje me një sëmundje në rritje, e cila mund të shpërndahet nëpërmjet ujit të kontaminuar të pishinave.

Sëmundja, e quajtur kriptosporidiozë, të cilën mund ta fitoni nëpërmjet notit në pishina me ujë të kontaminuar, nga dikush që sapo ka pasur diarre.

Megjithatë, ‘Health’ ka kontaktuar me një ekspert shëndetësor, i cili ka treguar se si duhet mbrojtur vetën dhe familjen nga kjo gjendje shëndetësore përgjatë muajve të verës.

Sipas Waleed Javaid, drejtor i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në Nju Jork, shumica e njerëzve që marrin kriptosporidiozën, marrin vetëm formën më të lehtë të sëmundjes. Simptomat e kësaj gjendjeje mund të përfshijnë diarrenë dhe ndjenjën e parehatisë në bark.

Dr. Javaid rekomandon që ju të shkoni në pishina ku mendoni se standardi i higjienës është në nivelin e duhur. Gjithashtu, ai paralajmëron që të jenë të pastra pajisjet ndihmëse të notit, në rast të përdorimit.

loading…