WhatsApp së shpejti do të mund të përdore edhe pa internet

Aplikacioni i njohur për biseda dhe video-thirrje, WhatsApp, po përgatitet të ndryshojë me dy risi të vogla por të rëndësishme.

E para është një sistem që lejon përdorimin e bisedës pa lidhje me internetin dhe falë një versioni për kompjuter të pavarur nga smartfoni dhe tjetra, mundësia e përdorimit të së njëjtës llogari në shumë pajisje.

Funksionaliteti mund të realizohet brenda vitit dhe mund të jetë pjesë e procesit që Facebooku dëshiron të transformojë dhe bashkojë të gjitha aplikacionet e tij.

Me këtë risi, aplikacioni për biseda dhe video-thirrje do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë autonome edhe nëse smartfoni është i fikur.

Diçka e pamundur deri më sot.

Një funksion që në të vërtetë do t’ua bënte shërbimin 1.5 miliard përdoruesve më të ngjashëm me atë të ofruar nga Telegrami, konkurrenti kryesor i Whatsappit.

loading…