Shpërthen gypi i kanalizimit në Emergjencë

Ka pak muaj që janë bërë investime në renovimin e objektit të Emergjencës, por si duket këto investime ishin të kota.

Gjatë pasdites se sotme në korridorin e këtij objekti, ka shpërthyer gypi i kanalizimit.

Në kushte anonimiteti një punëtor i pastrimit ka treguar për Kosova Press, që pamja e objektit në mëngjes ka qenë e tmerrshme.

“Gypi i kanalizimit ka shpërthyer në mëngjes. Ka qenë tmerr i vërtetë e mos të flitet për aromën që ka kundërmuar. Menjëherë jemi munduar ta pastrojmë vendin. Kjo kurrë nuk ka ndodhur në Emergjencë. Është gjynah prej pacientëve”, tha ai. Ndërsa, zyrtarë për media në SHSKUK nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje. /KP