Agim Veliu për “takimin” me Sami Lushtakun: Rrenë e kulluar!

Sot mediat kanë raportuar se nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku janë takuar fshehurazi në një restaurant në Podujevë.

Ballkani.info ka kontaktuar me Veliun, për të pyetur nëse është zhvilluar vërtetë ky takim. Ai e ka demantuar raportimin e mediave rreth takimit të tij me Sami Lushtaku, duke e quajtur këtë një ‘gënjeshtër të kulluar’.

“Kjo është një gënjeshtër e kulluar. Unë kurrë nuk jam takuar me atë njeri, as nuk ka m pirë kafe, dhe as nuk planifikoj të takohem ndonjëherë. Kjo është një gënjeshtër e kulluar”, tha Veliu për Ballkani.info.

Kujtojmë që Agim Veliu përflitet të jetë një ndër protagonistët për kryetar të LDK-së, në zgjedhjete brenshme të kësaj partie. /Ballkani.info/

loading…