Princ Leka: Krenohemi me ty Ramush
Princ Leka ka komentuar dorëheqjen e papritur të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur një shembull frymëzimi për të gjithë politikanët shqiptarë.
Ai e ka vlerësuar Haradinajn për trimëri dhe guxim, duke thënë se guximi ka qenë tipari më dallues i familjes Haradinaj, shkruan Ballkani.info.
“Si gjithnjë trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurinë i japin asaj përmasa kombëtare, madje edhe me gjerë, duke u bërë shembull frymëzimi për gjithë politikanët shqiptarë kudo që ata ndodhen”, ka shkruar Princ Leka në profilin e tij në facebook.
Princi i Shqipërisë tutje ka thënë se krenohet me Haradinajn.
“Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjën e përgjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe kombin e tij”, ka përfunduar Princi./Ballkani.info/