Podujevë: Gjuan me armë në dasmë, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person dhe të njejtit i ka konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë.
Përmes raportit 24-orësh policia ka bërë të ditur se i njejti u kap duke gjuajtur me armë në një aheng familjar.
I njejti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se pas disa të shtënave gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.