Rita Ora paralajmëron këngën e re

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo tash e një kohë ka nisur turneun e koncerteve anembanë botës me qëllim të promovimit të albumit të saj, “Phoenix”.

Por, biondja së fundmi ka paralajmëruar këngën e re që pritet të publikohet së shpejti dhe nuk dihet nëse është ndonjë bashkëpunim apo solo.

Në postimin e ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, 28-vjeçarja vjen me një pamje më ndryshe dhe mjaft e veçantë.

“Ritual” mban titullin projekti i fundit i bukuroshes tonë, që e solli të shoqëruar me videoklip para pesë ditësh. Fillimisht, ky projekt u lansua në versionin audio (më 31 maj), e më pas me videoklip.

https://www.instagram.com/p/BzK49oHliMW/