Momenti kur Rama mbërriti në Shkodër me mbi 15 truproja (VIDEO)

Dy tubime rivale u zhvilluan në Shkodër. Protesta e opozitës që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mitingu i socialistëve që këmbëngulin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor.

Bashkia e Shkodrës iu përgjigj sot degës vendore të Partisë Socialiste dhe policisë vendore se, në zbatim të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk jep leje për zhvillimin sot të tubimit elektoral të socialistëve në një nga sheshet e këtij qyteti.

Në përgjigje të kësaj, Kryeministri Rama më këmbëngulje mbajti takimin. Përplasje të forta pati në qytet, ndërsa qindra forca speciale kishin rrethuar sheshin ku u zhvillua takimi elektoral. Policia përdori disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, shkruan Opinioni.

Ndërkohë në këtë video duket momenti kur Rama arrin në qytet. Ai zbret nga një makinë fuoristradë, ndërsa e shoqëronin mbi 15 truproja.

https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/754462688320364/