Aksidentohen dy vetura, bllokohet rruga në Lakrishtë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast kanë shkaktuar edhe bllokimin e rrugës në lagjen Lakrishtë.

Sipas dëshmitarëve, të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore, shkruan Ballkani.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njesitet e Policisë së Kosovës. /Ballkani.info