Veseli: Haradinaj merr vendime të guximshme, Isa Mustafa kurrë s’merrke vendime

Kadri Veseli ka mohuar se nuk ka komunikim me kryeministrin dhe partnerin e koalicionit, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Haradinajn e respekton si kryeministër, dhe në krahasim me Isa Mustafën, me partinë e të cilit ishte në koalicion para këtij të tanishmit, thotë se ky merr vendime më të guximshme

“Ramush Haradinaj për dallim nga Isa Mustafa është një lider i cili merr vendime dhe merr vendime më të shpejta. Me mujt me arrit një balancë nga një Isa Mustafë që kurrë s’merrke vendime dhe pastaj m’i pas disa vendime që janë më të balancuara”, ka thënë ai.