Policia identifikon njeriun që e hodhi qenin nga shkëmbi

Kur e dëgjoni fjalën “bregdet”, ju mendoni diellin e detin, por fatkeqësisht, një shkëmb në bregdet ishte vendi i vrasjes së një qeni, i cili u gjuajt nga shkëmbi i lartë nga një njeri, në qytezën Falmouth, të SHBA-së.

Pamjet të cilat qarkulluan në mediat sociale këtë javë, të një personi i cili e gjuajti qenin nga shkëmbi, gjë që ngjalli reagime të mëdha të njerëzve.

Policia e konfirmoi se ata ishin në kërkim të një personi që e shkaktoi incidentin, ku edhe komediani dhe adhuruesi i kafshëve, Ricky Gervais, doli vullnetarë për ndihmë.

Policia madje, bëri thirrje edhe në mediat sociale, duke i kërkuar qytetarëve që të ndihmojnë në hetime, për ta identifikuar personin e dyshuar.

Më vonë këtë të premte, policia përmes Twitterit, njoftoi se ata e kanë konfirmuar identitetin e personit që e ka shkaktuar incidentin, ndërsa kanë preferuar që identiteti i tij të mos zbulohet për publikun.

Ndërsa ka njoftuar se qeni është në gjendje të mirë, pasi u shërua nga veterineri.