Protesta e opozitës me bllokim rrugësh, demokratët e Beratit drejt rrethrrotullimit të Sheqit në Fier

Protestat e opozitës këtë të enjte do të vijojnë me bllokimin e 5 akseve kryesore të vendit.

Në rrethrrotullimin e Sheqit, në aksin Fier-Lushnje, do të bashkohen edhe demokratët e Beratit. Rreth orës 17:00, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Berat janë mbledhur përpara selisë së kësaj partie, nga ku më pas janë nisur drejt protestës.

Ka qenë një organizim me mjete të vogla, i cili ka bashkuar dhe demokratë nga Kuçova dhe Ura Vajgurore. Në total kanë qenë rreth 30 mjete të vogla të cilat janë nisur nga Berati.