Të dielën shënohet 21 vjetori i fillimit të Betejës së UÇK-së në Baballoq

Të dielën, më 21 prill në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq do të shënohet 21 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët.

Homazhet nisin në orën 11:00.

Beteja e Baballoqit shënon edhe fillimin e luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit. /Ballkani.info/