E harroi Rihannan, Chris Brown nis lidhje të re

Rihanna tashmë është në lidhje me Hassan Jameel për më shumë se dy vite.
Megjithatë, ish i dashuri i këngëtares, Chris Brown ka bërë një reagim për ish të dashurën.

Një burim i afërt me Brown ka thënë për Hollywood Life se ai është i lumtur që Rihanna është e lumtur me lidhjen e fundit që ka me Hassan.

“Chris dëshiron që Rihanna të ketë një jetë të lumtur dhe të mrekullueshme”, tha ky burim për Hollywood Life.

“Chris do të donte të shkonte në një vend ku mund të ishte më shumë miq me të dhe të dilte në një bazë më të qëndrueshme dhe madje edhe të regjistroje më shumë muzikë së bashku. “Pra, kur sheh çfarë po bën apo sheh se kush po takon, ai mendon nëse Riri është i lumtur atëherë edhe ai është i lumtur” tha ky burim.

Herën e fundit Rihanna foli publikisht për Chris ishte në një intervistë për 2015 me Vanity Fair.

“Unë nuk e urrej atë. Do të brengosem për të deri në ditën kur vdes. Ne nuk jemi miq, por nuk jemi as si armiq. Ne nuk kemi ndonjë lidhje tani”, kishte thënë Riri.