Kuvendi shkon në pauzë, Haliti lut deputetët mos të vonohen
Pas një debati të gjatë dhe mospajtimeve për Komisionin ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në ora 15:00.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka njoftuar deputetët për pauzën.
Ai ka kërkuar nga deputetët që të kthehen në sallë në orën e paralajmëruar, e jo me gjysmë ore vonesë.